Debate të shumta kanë lindur mes banorëve ditët e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Një prej debateve më të nxehta ishte ai që nisi mes Donaldit dhe Arjolës, e arsyeja ishin punët e shtëpisë, që më pas degradoi me tone të ashpra.

Le të kthehemi pak pas në kohë, aty ku e gjitha nisi… Një zarf nga Big Brother që dënoi Dj PM, Einxhel dhe Donaldin, ndërsa këta të fundit duhet të bënin punët e shtëpisë, situata agravoi deri në fyerje dhe ofendime mes Arjolës dhe Donaldit.

Por, edhe gjatë mbrëmjes së sotme, në live show, nuk munguan debatet mes dyshes!

Arjola thotë se e shqetëson fakti se Donaldi e ka quajtur lojtare të dobët, ndërsa ky i fundit me tone të larta i thotë ‘dyfytyrëshe’.

Pjesë nga debati:

Donaldi: Punët e shtëpisë janë pretekst, e morëm me qef me PM atë pastrimin. Donald Pm Einxhel jeni të dënuar, avash se s’na ka njeri në dorë jetën mbajmë përgjegjësi këtu brenda. Arjola çohet dhe flet kshu dhe thotë jeni burra a çfarë. As nuk më shikon në sy kur flet!

Arjola: Nuk më shqetëson asgjë në fakt! Ky më quajti lojtare të dobët dhe i thash ku jam treguar kështu!

Donaldi: Po je pra

Arjola: Absolutisht jo

Donaldi: Lojtarë të fortë nuk të bëjnë punët!

Arjola: Më quajti lojtare të dobët, grupi i Ilir, dyfytyrëshe!

Donaldi: Janë lojërat e Bog Brotherit, por ti je e shtirur jo dyfytyrëshe!

Arjola: Ka shumë sjellje të dyshimta Donaldi, edhe me njerëzit që janë jashtë, miqësinë me Semin, Fifin, Monikën

Donaldi: Ti gruaja me norma, e fuqishmja, argument se ty të janë bërë padrejtësi! Ti je njeriu me më pak argumenta moj!

Arjola: I kam shërbyer Donaldit i kam larë rrobat, që të ndihej mirë, por kur më thotë lojtare e dobët është kulmi!

Donaldi: Kush je ti moj, zoti kush je ti? Ti je egoiste!

FOTO GALERI
14/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA