Imazhet e fundit të modeles braziliane që vdiq pas zhdukjes në lundrimin me varkë (fotot)

14/12/2021 20:32

Trupi i Yasmin Cavalerio de Macedo u gjet duke pluskuar në lumin Maguari në shtetin brazilian Para, një ditë pasi ajo ishte raportuar e zhdukur gjatë një lundrimi me barkë në lumë.

Në pasditen e zhdukjes së saj viktima kishte shpërndarë një seri fotosh e videosh në rrjetet sociale, të cilat i kishte bërë në lundrimin me nënën e saj.

Më pas modelja tragjike kishte folur në telefon me të ëmën rreth orës 22.00 por ishte zhdukur rreth një orë më vonë.

Nëna e saj e tmerruar kishte shkuar në zonë për të ndihmuar grupet e kërkimit por trupi i vajzës tragjike u gjet vetëm mëngjesin e ardhshëm.

“Po merren të gjitha masat për çështjen, duke përfshirë dhe autopsinë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes”, thuhej në një deklaratë të policisë.

Një nga teoritë e ngjarjes është rënia nga barka, por autoritetet nuk thanë se sa njerëz po udhëtonin në lundrim apo nëse kishin apo jo jelekë shpëtimi.

Në videot e saj 21-vjeçarja shihet duke pozuar me bikini gjatë pasdites me diell në barkë.

Në të tjera pamje shihet lumi i bukur Maguari në perëndim, teksa një muzikë e lehtë dëgjohet në sfond.

Hetimet për vdekjen misterioze vazhdojnë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA