Arjola dhe Einxhel nuk i kanë ndalur debatet mes tyre edhe në këtë natë prime të Big Brother Vip.

Deklarata e Arjolës se banorët që flenë deri në 12 të drekës nuk kanë halle ka shkaktuar debate në shtëpi dhe për këtë Einxhel është prekur duke thënë se ajo nuk i di hallet që ka gjithsecili.

Ndërkohë Arjola tha se Einxhel i duket vetja si Angela Merkel që për të folur me të të lësh një takim paraprakisht me të.

Einxhel: Nuk dua ta marr për të mirëqenë, por deklarata që Arjola ka lëshuar është e dalur në përfundim pa e ditur ti asgjë për tjetrin. Unë nuk jam e detyruar që ti them Arjolës historinë time. Këtu të gjithë kanë hallet e veta por nuk jemi të detyruar të përfaqësohem me hallet e mia.

Arbana: Ndoshta nuk është me kaq faj Arjola përderisa ti nuk ia ke treguar?

Einxhel: Është me faj se ajo paragjykon sjelljen time. Ku e di Arjola pse mua s’më zë gjumi. Është njësoj si unë t’i them Arjolës që ti s’ke halle se fle gjum që në orën 10.

Arjola: Më vjen shumë keq, por nuk kam shkuar të flas pas kësaj. Nuk e di se çfarë i duket vetja Enxhel në shtëpi, Enxhel i duket vetja si Angela Merkel që duhet të lësh takim paraprakisht me të.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA