Don Xhoni takohet me modelen ruse – dyshja konfirmojnë lidhjen?

14/12/2021 16:11

Reperi i njohur, Don Xhoni është takuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshja prej kohësh kanë nis ngacmimet me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, teksa më në fund janë takuar.

Takimi i tyre ka ndodhur në Dubai, ndërsa të dy kanë ndarë fotografi të përbashkëta në Instagramet përkatëse.

Kujtojmë që prej kohësh modelja ka treguar simpati për reperin, e në anën tjetër në të njëjtën mënyrë edhe Don Xhoni ka pranuar pëlqimin ndaj zeshkanes ruse.

“Faleminderit që ekziston, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, modelja përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram e ka quajtur reperin partner të saj, madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij.

Theksojmë që fama e Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka depërtuar edhe përtej kufijve shqiptar, ai është bëri i njohur edhe në Rusi, sidomos me ‘freestyle’ “Make a Pose”.

Takimi mes dyshes mund të jetë fillimi i një romance, por mbetet të shihet se si do të shkojë rrjedha e marrëdhënies së tyre shumë të përfolur. /Telegrafi/

Top Channel