Qytetarët të cilët janë vaksinuar me Coronavac, të cilët zënë pjesën më të madhe në Shqipëri nuk duhet të presin të kalojnë 6 muaj, por mund të aplikojnë dozën e tretë deri në 5 muaj nga doza e dytë.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se pas muajit të 5 mbrojtja nga vaksinat zbret nga 74% në 39% për më tepër vaksina Coronavac ka një mbrojtje më të ulët se vaksinat e tjera.

Ajo mbron por duhet përforcuar më shpejt me dozën e tretë. Ndërsa për ata të cilët nuk janë vaksinuar ende, ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim sa më parë pasi mutacioni Omicron i cili nuk është konfirmuar ende zyrtarisht se ka hyrë në vendin tonë ka një infektueshmëri shumë të lartë se sa mutacioni Delta.

Ndonëse nuk ka të dhëna për fatalitet nga Omicron ai bëhet shqetësues nëse në popullatë qarkullojnë dy mutacione paralelisht pasi mund të bëjë të lind një tjetër mutacion me sjellje më shqetësuese.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur humbje jete në mosha të reja. Mjeke nga spitalet Covid thonë se pjesa më e madhe e pacienteve janë të pavaksinuar dhe ata manifestojnë simptoma më të rënda. Sipas studimeve risku për humbje jete tek një person i pavaksinuar është 16 herë më shumë se sa tek një person i vaksinuar. Kufizimi i komitetit teknik të ekspertëve, se në 4 janar nuk do të pranohen në punë persona të të pavaksinuar ka ndikuar disi në rritjen e vaksinimit tek të rinjtë, por sërish mbeten shifra të ulëta.

Top Channel