Çfarë ndodh sonte në “$NOB”? Një ballo me maska, por shumë detaje nuk fshihen dot më

12/12/2021 12:43

Këtë të diel do të transmetohet episodi 6 i sezonit të parë të serialit të shumëpërfolur “$NOB”, krijuar nga Dalina Buzi me regji nga Redi Treni.

Gjatë 5 episodeve premierë të transmetuara në ekranin e Top Channel jemi njohur me disa të rinj, ku u shpalos haptazi hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, ndarje që përcillet përmes paragjykimeve, intrigave, dramës, pasionit dhe ankthit.

Në serinë e 6 të SNOB zbulohen akoma me shumë detaje të reja mbi personazhet dhe marrëdhëniet që ata kanë me njëri-tjetrin, duke plotësuar pak nga pak pazëllin e krijuar.

Gjithçka rrotullohet rreth një ballo me maska që organizohet në vilën luksoze të familjes së Bojkenit, ku janë mbledhur të gjithë personazhet dhe shumë të pathëna dalin në sipërfaqe.

Momente aspak të këndshme për Kristelën, ku ngjarjet në jetës e saj mesa duket po marrin të tatëpjetën.

Pyetja që lind menjëherë parë nga traileri i episodit 6 është “A po kriset marrëdhënia mes Tesës dhe Albanit?”

Në fund të videos, dikush humb ndjenjat, arsyeja e së cilës mbetet enigmë.

Shumë pikëpyetje të ngritura, të cilat marrin përgjigje sonte në episodin e 6-të SNOB, ora 20:00 në Top Channel. Ritransmetimi i serialit është çdo të mërkurë ora 23:30.

Top Channel