Bulqizë/ Bora arrin në 40 cm në zonat e thella, probleme me rrugët dhe energjinë elektrike

12/12/2021 12:05

Ulja e temperaturave gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është shoqëruar me reshje dëbore në të gjithë rrethin ku dhe kanë sjelle probleme në rrugët ruale.

Probleme paraqiten në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Fushë Bulqizë, Martanesh dhe disa fshatra të njësisë Shupenzë dhe Zerqan, ku trashësia e dëborës vijon nga 15 deri në 40 cm në zonat e thella.

Reshjet, që kanë nisur që një ditë më parë kanë sjellë probleme edhe në linjat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm dhe atë të ulët. Aktualisht pa energji janë njësia Ostren,Trebish dhe disa fshatra të njësisë Zerqan.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel