Britania e Madhe mund të ballafaqohet me një valë të rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron në muajin janar nëse nuk vendosë masa të reja, pohojnë shkencëtarët.
Numri i të vdekurve nga ky variant i koronavirusit deri në fund të prillit 2022 mund të variojë nga 25 mijë deri në 75 mijë persona, varësisht nga përformanca e vaksinimit, shtuan shkencëtarët.
Në skenarin më të keq, masat më të ashpra do të nevojiten në mënyrë që spitalet të mos ngarkohen me pacientë, qëndron në paralajmërim.
Studimi i Shkollës londineze për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale megjithatë nuk saktëson rezultate. Aty nuk përmendet se çfarë mund të ndodhë me variantin e ri të koronavirusit, Omicron por ofrohen një serë skenarësh të mundshëm.
Mjeku, Nick Davies, njëri prej hulumtuesve, tha se Omicron po përhapet me shpejtësi dhe kjo “mbetet shqetësuese” derisa pritet të jetë formë dominuese e virusit në Angli, deri në fund të vitit.
Sipas raportit, numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli, pavarësisht se në vend shkalla e vaksinimit është shumë e lartë.
Bazuar në këto të dhëna përhapja e variantit të ri të COVID-19 është më e shpejtë krahasuar me formën origjinale të virusit kur askush nuk ishte i vaksinuar./ REL
Top Channel