Këngëtarja britanike thotë se i kanë plasur implantet e silikonit: Më njoftuan fansat (fotot)

10/12/2021 20:42

Këngëtarja britanike Michelle Heaton ka rrëfyer së fundmi tmerrin e plasjes së implanteve të gjoksit.

Ish-anëtarja e grupit të vajzave ‘Liberty X’, tregonte se fansat e shqetësuar e kishin kontaktuar pasi kishin vërejtur diçka të pazakontë në gjokset e saj te fotot e një reviste.

43 vjeçarja bëri komentet pasi fotot e saj të publikuara në revistën  OK!  sollën shqetësim nga lexuesit, çka sipas saj e kishte nxitur të bënte vizitën te doktori.

Disa ditë më herët Michelle, kishte folur publikisht dhe për varësitë e saj nga drogat dhe alkooli.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale ajo shkruante sot: “Falemnderit për qindra komentet që më tërhoqën vëmendjen te çështja.

“Dua t’i siguroj të gjithë se i kontrollova te doktori dhe është e vërtetë, të dyja implantet janë çarë”.

Gruaja më herët ka kryer operacionet e heqjes së gjoksit prej frikës së kancerit të gjirit.

“Po bëhen 10 vjet që kur kreva operacionin e dyfishtë dhe më pas operacionet e rindërtimit plastik, pasi më thanë se kam 85% shanse të kancerit të gjirit prej genit BRCA që kam”.

“Unë që përditë predikoj për kujdesin ndaj vetes dhe ja, as që e kuptova se diçka nuk shkonte. Nuk kam asnjë ndjesi në gjokset e mia, por kur shikova fotot vërejta se diçka në pamjen e tyre kishte ndryshuar”.

“Tani më kanë vënë në listë për takimin me specialistin – doktorët tanë janë pak të zënë tani kështu që duhet të pres radhën si gjithë të tjerët”.

“Në këtë kohë unë dhe familja ime ju lutemi disave të bëjnë kujdes me komentet për gjoksin tim sepse disa prej tyre nuk ishin fare të bukur t’i lexoje”, shkruante këngëtarja dikur e njohur, për publikun e saj.

FOTO GALERI
2/3
Më herët Michelle, kishte folur publikisht dhe për varësitë e saj nga drogat dhe alkooli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA