Spektakli i kësaj të premteje në Big Brother Vip ka nisur me një përballje të fortë mes Ilirit dhe Einxhelit.

Përmendja e historisë së tradhëtisë së Ilirit, të cilën e ka treguar vetë, nga Einxhel ka sjellë reagim të fortë nga ana e tij.

Iliri: Unë e kam me fallxhoren, me gruan dhe vajzën time ti nuk ke shans t ‘i zësh me gojë.

Einxhel: Këto i ke thënë ti jo unë.

Ilir: Mendimi jot është ordiner, pa pikë turpi.

Einxhel: Ti je ai që ofendon rregullisht, ke moshën e babait tim.

Iliri: Po kalove vizën time të kuqe unë të masakroj.

Einxhel: E mirë.

Ilir: Nuk dua të dëgjoj shprehje të tjera.

Einxhel: Biseda ishte që unë isha bërë shumë e dashur për nominimin.

Ilir: Ti nuk ke shans që gruan dhe vajzën time t’i përmendësh.

Einxhel: Kam të drejtën e mendimit tim.

 

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA