Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një kompleks pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët një banesë aty pranë.
Sipas njoftimit të bërë policia mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases A.K., ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën.
“Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Top Channel