Momentet e tmerrit kur zebra e plotë gëlltitet nga krokodili monster/ Kompeticioni fotografik i savanës

09/12/2021 16:00
Zvarraniku masiv nxjerr nofullat e tij jashtë ujit teksa shihet me një zebra të tërë të përgjakur në gojë

Imazhi shokues i botës së egër është një nga 10 skenat e mrekullueshme të zgjedhura në një konkurrim fotografik dhe një nga finalistët e zgjedhur në një kompeticion fotografik nga savanat e rezervatit kenian Maasai Mara.

Zvarraniku masiv nxjerr nofullat e tij jashtë ujit teksa shihet me një zebra të tërë të përgjakur në gojë, disa momente para vdekjes së saj të sigurtë.

Uji rreth tij skuqet teksa zebra duket se lufton duke përpëlitur thundrat e kokën duke tentuar të shpëtojë.

Nuk duhet sesi zebra u josh të afrohej te uji por pas kapjes ajo nuk kishte më shanse.

Fotoja fituese e kompeticionit të mbushur me aksion gjuetie, tregonte një skenar të ngjashëm mizor ku një luan kërcente mbi një këlysh hipopotami.

Një tjetër foto mahnitëse mes 10 pretendentëve të kompeticionit Maasai Mara Fotografi i Vitit tregonte një luaneshë në ndjekje të këlyshit të bizonit.

Fituesi do të marrë çmimin $10,000 dhe një pushim ‘safari’ prej pesë netësh në rezervat.

“Kompeticioni Maasai Mara Fotografi i Vitit ka nisur të mbledhë fonde për iniciativat e konservimit ,” thanë organizatorët.

“Fotot më të mira do të prezantohen në ekzibicione në të gjithë botën  për të shtuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen e specieve në rezervatin Maasai Mara.”

FOTO GALERI
3/10
Luani e bizoni ne duelin e vdekjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA