Momentet e tmerrit kur peshkaqeni masiv kafshon dorën e zhytësit të rrethuar nga 20 bisha deti (fotot)

09/12/2021 21:29

Në imazhe shihen momentet e mahnitshme kur dora e një zhytësi të guximshëm vihet nën presionin e kafshimit të një peshkaqeni gjigant, teksa rreth 20 bisha të tilla sillen rreth tij në ishujt pranë brigjeve të Florida në SHBA.

Një fotograf nënujor arriti të kapte momentet e tensionit kur shoku i tij tentonte të hiqte dorën nga goja e peshkaqenit më shumë se 2 metra të gjatë.

29 vjeçari Tanner Mansell nga Florida, dhe shoku i tij Chang Sien Chin, po notonin në bregdetin e Nassau, Bahamas kur hasën tufën e peshkaqenëve dhe vendosën “të kalonin pak kohë me ta”.

Chang, me origjinë nga Australia, mbante veshjen mbrojtëse te metalte kundër kafshimit të peshkaqenëve, e cila parandalon dëmet nga dhëmbet e egërsirës.

Ndërsa Tanner thotë se po notonte pa veshje mbrojtese, duke fotografuar nga 1.5 metra larg, por brenda kafazit te karremit, me te cilin djemte besohet se kane joshur tufen.

“Unë nuk kisha veshur rrjetë zinxhirësh. Isha i pambrojtur por kjo i bën më emocionuese për mua momente si këto”, thotë i riu.

“Unë isha në një moment kur më shumë se 20 peshkaqenë gjigantë silleshin rreth kafazit të karremit dhe rrjedhimisht po prisja të ndodhte diçka e mrekullueshme.  Kur papritur po fotografoja mikun tim Chang që tërhiqte krahun e tij nga goja e peshkaqenit,” tregonTanner.

Përdoreusit e rrjeteve sociale ishin të magjepsur nga imazhet e postuara dhe komentonin se ‘historia mund të kishte përfunduar shumë më keq’.

Duke iu përgjigjur komenteve Tanner tha: “Momente si këto më bëjnë të ndjehem i gjallë, adrenalina dhe intensiteti nuk ishin mbytëse por me një impakt të fortë”.

“Une jam në atë moment duke mos menduar për asgjë tjetër që ndodh në botë. Adhuroj të qenit me peshkaqenët. Të gjithë problemet zhduken dhe mbetesh vetëm ti dhe ata”.

Tanner thotë se nisi dashurinë e tij me ujin duke gjuajtur peshk me pushkë uji por më vonë u fiksua me peshkaqenët dhe dokumentimi i zhytjeve të tij u kthye në një ‘hobby’.

Ai shton: “Herën e parë që u zhyta me peshkaqenët nuk isha ndjerë aq në brendësi të një momenti dhe kuptova se duhet të gjeja një mënyrë për ta bërë gjatë gjithë jetës time”.

“Prandaj nisa të bëj fotografi të tilla që tanimë janë kthyer në profesionin tim të vetëm”, shton ai.

FOTO GALERI
4/6
29 vjeçari Tanner Mansell nga Florida, dhe shoku i tij Chang Sien Chin hasën tufën e peshkaqenëve dhe vendosën “të kalonin pak kohë me ta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA