Boris Johnson dhe bashkëshortja Carrie mirëpresin fëmijën e dytë, lind vajza e kryeministrit (fotot)

09/12/2021 16:30

Çifti kishin njoftuar në korrik se 33 vjeçarja ishte shtatzënë kur postuan foton e një karroce fëmije të zbuluruar me lodra Krishtlindjesh, duke sinjalizuar që do të vinte në jetë në këtë periudhë.

Lajmi ishte dhënë vetëm dy muaj pasi ata kryen ceremoninë sekrete të martesës më 29 maj 2021.

Në një deklaratë të kryeministrisë sot thuhej: “Kryeministri Boris Johnson dhe bashkëshortja Carrie njoftojnë “lindjen e bebes së tyre vajzë, të shëndetshme, sot herët në një spital të Londrës”.

“Si nëna dhe bija janë mirë me shëndet dhe falenderojnë stafin maternitar për kujdesin e mbështetjen”

Siç besohet, 57 vjeçari Boris, ishte me Carrie gjatë lindjes.

Çifti ende nuk kanë zbuluar emrin e fëmijës, ndërsa djali i tyre i parë Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, u emëruar sipas mjekëve të trajtuan Boris.

Kreu i opozitës laburiste Sir Keir Starmer ishte mes të parëve që uronte çiftin për të sapoardhurën.

FOTO GALERI
2/7
57 vjeçari Boris, ishte me Carrie gjatë lindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA