Misteri i shtëpisë më të vetmuar të botës që qëndron në faqen e malit prej 100 vjetësh (fotot)

08/12/2021 16:52

Një banesë që njihet si ‘më e vetmuara në botë’ qëndron e zbrazuar në faqen e thepisur të një mali, e mbushur nga histori mistersh.

E ndërtuar në lartësinë mbi 3000 metra mbi nivelin e detit banesa misterioze është pjesë e vargmalit Dolomite në Itali, e ngulur brenda faqes shkëmbore.

Buffa di Perrero është kthyer në një atraksion që habit njerëzit prej dekadash, të cilët vrasin mendjen sesi mund të kenë arritur aty ndertuesit apo punonëjsit e transportit të mobiljeve.

Banesa impresionuese është ndërtuar ne fakt më shumë se 100 vjet më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ushtarë inteligjentë italianë besohet se e kanë ndërtuar atë si një vend shlodhjeje teksa luftonin forcat austro-hungareze në terrenin e ashpër.

Ata kishin përdorur dërrasa për vendosjen e furnizimeve, për t’u mbrojtur si nga armiku dhe elemenët e motit.

Arkitektura e pabesueshme mund të arrihet vetëm me shkallë litari apo kabina të improvizuara ulëse, përndryshe vetëm më të guximshmit do të mund të zbrisnin aty.

Vendndodhja është pjesë e kalimit alpinist Via Ferrata Ivano Dibona, dhe kërkon një ‘nivel të lartë përgatitjeje’ për t’u arritur.

Via Ferrata – që në italisht do të thotë ‘kalimi i hekurt’ – është e pajisur me shkallë të çelikta dhe kavo të ndërtuara për alpinistët, për lehtësimin e kalimeve të vështira.

Në zonën Auronzo të organizatës së alpinistëve ‘Club Alpino Italiano’ (CAI) – është ndërtuar dhe një tjetër strehë e ngjashme në një territor më të lehtë, për të rivalizuar banesën historike.

Tashmë eksploruesit mund të marrin teleferikun për të ardhur në afërsi të saj dhe më pas te nisin ngjitjen e lodhshme tre-katër orëshe.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA