”Dal gjithmonë e keqja”, Antonela shpërthen në lot: Pse më paragjykoni?
08/12/2021 13:04
Antonela është shumë e revoltuar dhe e prekur nga konfliktet e shpeshta që ka zhvilluar me banorët.
Përballja me nominimin dhe me mospëlqimin e publikut duket se e ka rënduar më shumë Antonelën emocionalisht.
Mbrëmjen e djeshme ajo nuk ka mundur t’i mbajë dot as lotët teksa diskuton me Einxhel.
‘’Unë dal gjithmonë e keqja, gjithmonë. Debatet e mia i bëj gjithmonë të drejta dhe kur vjen puna këta çfarë nuk më thonë mua, dhe prap dal unë fajtore’’,- tha ajo e përlotur.
Einxhel nga ana tjetër u përpoq ta këshillonte duke i thënë se batutat e saj janë shpeshherë të rënda dhe ofenduese, çfarë mund të sjellë edhe keqkuptim apo debate mes banorëve.
Top Channel