Tufa gjigante e 50 gjirafave habit turistët teksa kalon rrugën në rezervatin afrikan (Fotot)

07/12/2021 21:46

Në pamje shihen momentet kur një grup turistësh mbetën të mahnitur gjatë udhëtimit të tyre turistik afrikan kur u ndaluan nga një tufë prej rreth 50 xhirafash që kalonte rrugën.

Grupi po udhëtonte mes rezervatit masiv Maasai Mara në Kenia kur pikasën grupin që po kulloste para tyre.

Një prej tyre Sonali Dudhane, zbriti nga mjeti i tij për të bërë fotot e mahnitshme.

Sonali, nga India tha se makina e turistëve ndaloi sapo u panë xhirafat madhështore.

“Ne i pamë më herët xhirafat mes bimësisë për gati 20 minuta,” tha Sonali. “Më pas shoferi ynë na tha të ndalonin pasi e parashikoi se ato do të kalonin rrugën”.

“Dëshmuam këtë moment të madh dhe arritëm ta xhironim në kamera.”

“Nuk kisha parë kurrë një tiufë kaq të madhe, po përpiqesha t’i numëroja me një aplikacion të celularit.”

Por megjithse tufa kaloi ngadalë rrugën, xhirafat mund të arrijnë shpejtësi deri në 50 km në orë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel