Bisedat që banorët bëjnë në dhomën e gjumit deri në orët e parë të mëngjesit janë kthyer në një shqetësim serioz për Ilirin.

Natën e kaluar, Einxhel me disa konkurrentë të tjerë diskutuan për nominimet për orë të tëra.

Më shqetëson pagjumësia. Mbrëmë ka qenë edhe më e përshkallëzuar, bënë kongresin e natës”, tha Iliri sonte në nisje të spektaklit “Big Brother VIP”.

Më tej, vazhdoi me akuza ndaj Einxhel, duke i thënë më tej se nuk do të gjejë dot kurrë gjuhën e përbashkët me të, ndërsa ajo i kërkoi ndjesë për shqetësimin.

Dy konkurrentët janë përfshirë shpesh në debate, që kur gazetarja hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel