Marrëdhënia e Donaldit dhe Beatriksës është parë në një këndvështrim tjetër këtë mbrëmje, ndryshe nga nata e mëparshme, e cila ishte shumë e tensionuar.

Donaldi këtë herë është treguar më i qartë, duke thënë se do që historia me Borën të kalojë dhe të vijojë me Beatriksën.

“Nuk kanë qenë të lehta ka qenë presion shumë i madh, nuk e prisja dhe  e dija që e gjithë kjo situatë do të ishte në disfavor, thjesht nuk e ndalova veten time. Kur diçka dua ta bëj nuk doja ta gënjeja veten time as për këtë lojën këtu brenda dhe për asgjë tjetër. Më erdhi shumë keq për Triksën, një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun por kur ishim jashtë mesazhet dhe letrat nuk kanë funksionuar. Më ka ardhur shumë keq për Triksën, se mu duk sikur kjo ishte kap me mua në krevat kur unë isha i martuar. Tani dua thjesht të iki asgjë më tepër”, tha Donaldi.

Ndërsa Triksa është shprehur se ndjen shumë ngrohtësi kur është me të dhe se do ta shijojë këtë eksperinecë.

“Vajzat dhe djemtë kanë qenë të mirë, të gjithë e kishin të qartë që Donaldi ishte single dhe kjo më ka shtyrë edhe pak. më kanë bërë të ndihem mirë. Di të them që ne nuk i kemi në dorë mendimet e të gjithëve, por ta shijojmë këtë eksperiencë. Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij”, tha Beatrix.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel