Miqësia e pabesueshme 20-vjeçare mes krokodilit dhe burrit që e shpëtoi kur ishte këlysh (fotot)

06/12/2021 21:46

Është vërtet e pabesueshme miqësia mes një peshkatari që shpëtoi një krokodil nga vdekja më shumë se 20 vjet më parë, i cili edhe tani vijon të jetë shok me të.

Është e lehtë të kuptosh se përse është bërë e famshme në rrjet miqësia e lindur në 1989 në brigjet e lumit Reventazón-Parismina River në Costa Rica.

Një krokodil i vogël që po jepte shpirt u shpëtua nga  Gilberto “Chito” Shedden, një peshkatar vendas që e ushqeu krokodilin derisa u shërua, rifitoi fuqitë dhe e lëshoi përsëri në botën e egër.

Por ai nuk dinte gjë se krokodilin do ta gjente para shtëpisë së tij mëngjesin e ardhshëm, që do të ishte dhe nisja e miqësisë së tyre 22 vjeçare.

“Krokodili më ndoqi në shtëpi dhe vinte te unë sa herë e thërrisja, unë e dija dhe dhe ata mund të stërviten”, thotë Chito.

Krokodili i quajtur më vonë Pocho, ishte qëlluar në sy nga një fermer që u tremb prej tij për bagëtinë.

“Unë desha t’i tregoj se jo të gjithë njerëzit janë të këqij dhe desha ta ndihmoj”, thotë Chito për gazetën lokale The Tico Times.

Kur Pocho ishte duke u rekuperuar, Chito e ushqente gjithmonë mirë, madje e përkëdhelte dhe flinte pranë tij.

“Ushqimi nuk mjaftonte, krokodili donte dhe dashurinë time për të mbijetuar”, shpjegon Chito.

Por ndryshe nga biologjia e tij e gjakut të ftohtë, Pocho nisi të kthente kujdesjet ndaj kujdestarit Chito duke u afruar te ai me gojën hapur dhe duke e mbyllur atë kur i afrohej shumë.

Chito thotë se trembej se autoritetet do t’ia merrnin mikun e tij zvarranik prandaj e ruan me kujdes Pocho-n duke e lënë në një pellg sekret në pyllin aty pranë.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA