Policia rrugorë ka vënë nën pranga dy të rinj nga Peshkopia, të cilët u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në të gjithë akset rrugore është shtuar kontrolli, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe si rezultat i kontrolleve policia vuri në pranga dy shtetasit:

K. N., 34 vjeç, banues në Peshkopi, i cili në vendin e quajtur “Ura e Pazarit”, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur në masën 1.36 mg/litër.

A. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi, i cili në vendin e quajtur “Kryqëzimi i qytetit” , u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70 mg/litër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel