Urdhri i psikologut i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një shkresë zyrtare ku përcjell shqetësimin e psikologëve në shkolla të cilët ndihen të detyruar nga drejtuesit e institucioneve arsimore ku ata punojnë, që të shkojnë pranë organeve të drejtësisë me nxënësit që kanë pasur konflikte në ambientet mësimore.

Eralba Zenelaj: Është ankesë e drejtë sepse është e pamundur që të qëndrojë jashtë orarit të punës në komisariat 4-5 orë, kur institucionet e drejtësisë komisariatet apo gjykatat kanë psikologët e tyre të trajnuar për këto çështje. Sidoqoftë psikologët punojnë edhe në dy tre institucione arsimore, është e pamundur. Është shumë i rëndësishëm referimi. Nuk është se nuk duam ti ndihmojmë fëmijët, por ngarkohemi me një përgjegjësi shumë të madhe.

Më tej në shkresë theksohet se këta punonjës duhet të ushtrojnë detyrën brenda territorit të institucionit arsimor sepse jashtë tij përbën tejkalim të kompetencave dhe shkelje të ligjit. Teksa për rastet konfliktuale të dhunës në shkolla ka një zinxhir raportimi duke nisur nga drejtoria e shkollës, zyra vendore arsimore shërbimi psiko social, njësia e mbrojtjes së fëmijëve e më pas policia e shtetit.

Eralba Zenelaj: Ne jemi një ekip që punojmë. Nuk mund të shihet psikologu si i vetmuar. Sepse është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me mësuesit kujdestar, prindërit apo shërbimin psikosocial.

Top Channel