Nominimet këtë të premte jan ëzhvilluar në një formë të veçantë.

Banorët do të duhet të tregonin njëri pas tjetrit banorin më pak të preferuar të shtëpisë.

Ajo e cila grumbulloi votat më të shumta ishte Antonela.

Më pas procedura vijoi pikërisht me Antonelën e cila pati të drejtën të shpëtonte nga nominimi njërin nga banorët.

Ajo zgjodhi Monikën dhe pas saj, nëpërmjet një sistemi zinxhir të gjithë bënë të njëjtën gjë.

Zinxhiri përfundoi me Meridianin dhe Einxhelin të cilët përfunduan automatikisht në televotim.

Ajo që banorët nuk dinë është se publiku do të zgjedhë mes tyre më të preferuarin.

 

Top Channel