Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Silvestër Grillo në lagjen nr 2.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak .

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

Top Channel