
Zhvillimet e papritura të mbrëmjes së të premtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë mbajtur mbërthyer shikuesit dhe kanë rritur edhe më shumë interesin e tyre për të kuptuar se si do të përfundojë historia mes Donaldit, Borës dhe Beatrixit.
Donaldi u bë konfuz kur vëllai i madh i tregoi videon e ish të dashurës Bora Zemani e cila pasi mori varsen e Donaldit, tha se priste kur të dilte nga shtëpia dhe ndoshta mund të kenë një të ardhme bashkë.
Donaldi nuk e dinte se Bora e kishte marrë varsen e tij dhe ishte i mërzitur me të që nuk i kishte kthyer një përgjigjje.
Gjithsesi Donaldi vazhdon të përsërisë se e pëlqen shumë Beatrixin. E gjithë kjo ndodh teksa Beatrix lidhet çdo ditë e më shumë emocionalisht me Donaldin dhe pret që e gjithë kjo të marrë një kuptim në ditët në vijim.
Nga ana tjetër Betarix tha në dhomën e rrëfimit se ndihet në faj ndaj Borës dhe i kërkoi asaj falje publikisht. Si do të shkojë kjo histori, çfarë do të bëjë Donaldi me Beatrixin do ta vazhdojnë apo jo histrinë e tyre, kjo ngelet për tu parë në ditët në vijim.
Top Channel