Antonela duket se mbasditen ka zgjedhur ta shfrytëzojë për tu sqaruar me banorët për disa gjera.

 

Ajo që e kuriozonte më së shumti ishte të pyeste djemtë (Pajtimin dhe Arbrin) se përse në zinxhirin e nominimeve nuk zgjodhën të shpëtonin Einxhelin.

Përgjigjen e dha e para vëte Einxhel e cila tha se i ka kërkuar djemve që të mos e shpëtojnë në asnjë moment.

‘’Unë i kam kërkuar djemve që të mos më shpëtojnë edhe kur do të kenë mundësi që ta bëjnë’’,- tha ajo.

Nga ana tjetër ishte edhe Arbri i cili tha se shpëtoi Sarën në vend të Einxhel pasi ajo mund të jetë më e rrezikuar.

‘’Nëse Sarah do të ishte e preferuara e publikut do të zgjidhja Einxhel. Mendoj që në këtë pië të lojës Einxhel nuk ka nevojë për mua’’,- tha ai.

Top Channel