Aksident në Krujë, përplasen dy automjete, 26-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

04/12/2021 11:16
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar në vendin e quajtur Krastë Krujë paraditen e sotme.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet ka goditur një tjetër automjet e për pasojë është demtuar një 26-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.12.2021., rreth orës 10:40, në vëndin e quajtur Krastë Krujë, nje automjet me drejtus shtetasin E. K., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin L. K., 26 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel