Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.

Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. Për këtë kanë komentuar dhe banorët që kanë lënë shtëpinë.

Arditi: Më vjen për të vjellë.

Paloma: Ai duhet të lërë sonte shtëpinë se jo vetëm një, por dy femra kanë rënë viktimë e dashurisë.

Kledi: Donaldi ka qenë gjithmonë i konfuzuar dhe ka situatën time që duhet ta mbyllur një derë për të hapur tjetrën. Asnjëri nuk e di si është të jesh në presionin psikologjik atje.

Arditi: Ai kupton që ka gabuar.

Kledi: Situata është shumë e vështirë.

Arditi: Në sytë e Donaldit flet për një histori hakmarrje. Nëse do ta gjykojmë për një histori jashtë, le ta tregojë. Ne do ta gjykojmë për hsitorinë brenda.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel