Shpërthen dashuria në Big Brother Vip/ Donaldi dhe Beatrix shkëmbejnë puthje të zjarrta me vellon e nuses

03/12/2021 00:59

Emocione të jashtëzakonshme janë përjetuar mbrëmjen e të enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Donaldi dhe Beatrix kanë shkëmbyer puthje pasionante teksa po zhvillonin një dasmë të improvizuar si detyrë nga ”Vëllai i Madh”. Ky moment shënoi një shikueshmëri shumë të lartë.

Që prej spektaklit të së martës, ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik. ‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,– tha ai duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi la të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pa mbyllur me moderatoren Bora Zemani.

Top Channel