Nën akuzë për falsifikim dokumentesh, GJKKO kthen kërkesën e SPAK për kryebashkiakun e Mallakastrës, çfarë mungon në dosjen e tij

03/12/2021 13:48

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.

Ismailaj  u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Prej kohësh, PD kishte denoncuar faktin se Ismailaj kishte qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin fqinj, por pak kohë më parë KQZ vendosi që kryebashkiaku i Mallakastrës të vazhdojë mandatin e tij.

Top Channel