Donaldi deklaron se ndihet në faj për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së tij me Bora Zemanin dhe nisjes së një raporti me Beatrix Ramosaj.

 

E pyetur nga opinionistët e ‘’Big Brother Vip’’ ai është rrëfyer i vënë në faj për faktin se nuk arriti dot të qartësonte asnjërën palë për vendimet e marra prej tij.

Opinionistët e kanë akuzuar atë se nuk është treguar i drejtë për mënyrën se si e menaxhoi ndjenjat e tij për dy vajzat e njohura të showbizit shqiptar.

Pjesë nga debati: 

Sonila Meço: Si ndihesh sot? Me gjithë këtë situatë çfarë ndjen?

Donaldi: Ndihem në faj…

Sonila Meço: Në ç’kuptim ndihesh në faj?

Donaldi: Sepse sapo kuptova që nuk i kam dhënë asaj vajzës respekt

Sonila Meço: Sa persona kë zhgënjyer? Mendon që asaj vajzës që sapo je lidhur i ke dhënë respekt?

Donaldi: Jo, as asaj jo

 

FOTO GALERI
3/11

Top Channel