Në Presidencë është hedhur shorti për Këshilli Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022.
Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
9 Anëtarët e rinj të përzgjedhur me short janë:
Gjykata Kushtetuese:
Anëtarë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska! Altin Binaj, zëvendësues
Gjykata e Lartë:
Sokol Binaj anëtar, Sandër Simoni zëvendësues
Prokuroria e Përgjithshme:
Anila Leka anëtare, Thoma Jano zëvendësues
Gjykatat e Apelit:
Edlira Petri dhe Enton Dhimitri anëtarë, Ridvan Hado zëvendësues.
Prokuroritë e Apelit:
Arta Marku dhe Etjen Kapo anëtarë, zëvendësues Genti Xholi
Gjykatat Administrative:
Klodiana Mema anëtare, Erarbër Madhi zëvendësues
Top Channel