Mat/ Rrahën barbarisht nusen, arrestohet burri dhe vjehrri i 19-vjeçares

03/12/2021 13:10

Policia e Matit ka vënë në pranga një 29-vjeçar dhe babain e tij 57-cjeçar, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nuses 19-vjeçare.

Raportohet se si pasojë e dhunës e reja ka marrë dëmtime në trup.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57  vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares,  duke i shkaktuar dëmtime në trup”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel