Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi votimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, ditën e djeshme, në seancën plenare.
Berisha u shpreh se në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente, Basha e detyroi grupin e tij që të votonin.
Ai shton se Basha u detyrua të mbyllte gojën sepse kryeministri Edi Rama, sipas tij, do t’i kujtonte dosjen Muzin.
“Dje u votua me 110 vota kontrata për vaksinën. Një kontratë e kritikuar nga mediat botërore specifikisht për Shqipërinë. Më interesant ishte ligji i dytë, ose ligji Toyota Yaris ose dosja Muzin, ligji i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente peng kryetari detyroi grupin të votojë për ligjin. Ai u akuzua nga prokuroria shqiptare për larje parash në dosjen Muzin.
Shkoi në Gjykatë të Apelit ndërhyri me forcë Rama dhe e mbylli. Një mbyllje turpi se dosja e tij nuk u dërgua në Gjykatë të Lartë. Dosja u varros në Apel duke shkelur ligjet e vendit. Dje kryetari e qepi gojën se Rama do i rikujtonte përsëri Nik Muzinin. Edhe këtu dua t’i them zotërisë së tij dosjen e ke mbyll duke lënë veten peng. Të garantoj se në Shqipëri dhe SHBA do përballesh me ligjin dhe rreptësinë e tij më të madhe, je i pashpresë”, tha Berisha.
Top Channel