Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruar me erë të fortë kanë përfshirë vendin ditët e fundit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qarkun e Lezhës ku dita e sotme është shoqëruar me stuhi shiu, që ka sjellë probleme në qytetin e Shëngjinit.

Një prej rrugëve në qendër të Shëngjinit është përmbytur dhe kjo situatë përsëritet shpesh në kohë reshjesh, por më shqetësuese mbeten pusetat e hapura përgjatë rrugës, të cilat janë bllokuar prej reshjeve të shiut dhe uji vërshon rrugëve të qytetit.

Kjo është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve në këtë fundjavë, ndërkohë nuk dihen ende masat që kanë marrë autoritetet për këtë situatë.

Top Channel