Një qytetar demokrat, nga foltorja e Devollit, nuk e ka përmbajtur dot veten në përbuzjen që i ka bërë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para ish-kryeministrit Sali Berisha.
Po ashtu ai pati edhe dy fjalë për ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke thënë se priste nga ajo që të kërkonte falje për deklaratën e barit, por ajo nuk e bëri kurrë.
“Unë do të pyes ty nga e gjete o doktor që na e solle? Ne përdorim këtij nga Devolli një thënie: E more të vockël fare, e more thrri doktor, e rrite e bëre morr, tani ai kërkon të të hajë ty dhe neve, gjë që nuk ndodh kurrë. Ai do hajë kokën e tij.
Ajo ambasadore mund të jetë si të dojë po diplomate jo. Po si more doktor t’i thotë demokratëve, të më thotë mua do hash bar. Si të ha bar unë. Unë kam nderin edhe dinjitetin tim. Prisja që një ditë do dilte dhe do tërhiqej, po nuk e bëri kurrë. Edhe këtë se di nga e ka gjetur Amerika, perandoria më e madhe që na e ka sjellë.
Ti je kockë e fortë, je dhëmballë prej hekuri. I ke mbetur në fyt Ramës, kompanisë së tij, Soros, kompanisë së tij. Rroftë PD dalshim për mbarë dhe suksese”, tha demokrati.
Top Channel