Kampionia e ‘Miss BumBum’, Suzy Cortez në humor festiv me ‘kostum’ erotik të Plakut të Krishtlindjeve (fotot)

03/12/2021 16:30

Dy herë kampionia e konkurrimit për të pasmet më të mëdha Miss BumBum, 31 vjeçarja Suzy Cortez nga Brazili, ka prezantuar dje “kostumin” e saj të Krishtlindjeve në formën e një “body’ të kuq e hollë, me kapuç dhe një kallam sheqeri gjigant në dorë.

Ashtu siç e ka zakon, Cortez linte shumë pak për imagjinatën me uniformën ‘seksi’ të Krishtlindjeve.

Fotot joshëse të modeles ishin bërë në shtëpinë e gjyshes sipas saj, në São Paulo, Brazil.

Bukuroshja thuajse e zhveshur shkruante: “Më pëlqejnë shumë Krishtlindjet, janë periudha ime më e preferuar për t’u takuar me familjarët dhe miqtë e fëmijërisë”.

Më tej ajo jepte sugjerime për dhuratat: “Darka e Krishtlindjeve është pjesa ime e preferuar, ndërsa për dhuratën që burrë mund të më bëjë, më e mira do të ishte një Rolls Royce 2021.”

Suzy ka qenë edhe më parë në faqet e gazetave prej tatuazheve të saj ku i bën homazh futbollistit të preferuar Lionel Messi.

Vajza ‘ekzibicioniste’ thotë: “Dhurata më e mirë për mua nga Mesi do të ishte rikthimi i tij te Barcelona!”

Në korrik, Suzy kishte bërë një tatuazh në të pasme për të shënuar fitoren e Messi në Copa America.

FOTO GALERI
1/5
Dy herë kampionia e konkurimit për të pasmet më të mëdha Miss BumBum, 31 vjeçarja Suzy Cortez nga Brazili, ka prezantuar dje “kostumin” e saj të Krishtlindjeve

Top Channel