Inerte në zemër të Krujës, hidhen në pyllin e shpallur zonë e mbrojtur

03/12/2021 14:42

Ky është qyteti i Krujës.

E gjitha rruga që duhet të bësh për të shkuar në zemër të qytetit është e mbushur me pemë, por fatkeqësisht brënda këtij pylli me pisha natyra është shkatërruar nga aktivitet ndërtimore, të cilat kanë depozituar mbetjet të ngurta. Inertet nuk kanë poshtuar vetëm pyllin, ato gjenden edhe buzë rrugëve kryesore.

Kamionët me inerte në Krujë nuk e fshehin krimin e tyre mjedisore, në mesin e ditës inertet shkarkohen në cdo cep rruge. Copa pllakash, tulla, blloqe betoni dhe pjesë tualeti janë në këtë pyll, I cili që prej vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit është shpallur zonë e mbrojtur.

Vendepozitimet e inerteve ndodhen vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit. Sipas Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve këto inerte duhet të depozitohen në një vend I cili përcaktohet nga pushteti lokal, e më pas ministria e mjedisit vendes se ku do të bëhet përpunimi I tyre. Kruja, historike e cila pret vizitorë nga e gjitha bota, prej 30 vitesh është e mbuluar nga copat e gurëve dhe pllakave të tualetit. Një pamje e tillë flet për indiferencën e Bashkisë së Krujës dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila duhet të ndalojë katastrofën mjedisore duke marë masa administrative me gjobë ndaj individëve që hedhin inerte.

Një nga direktivat e Bashkimit Evropian është pastrimi I Shqipërisë nga këto mbetje, deri më tani edhe pse Top Channel ka treguar vendepozitimet e inerteve në të gjitha bashkitë e vendit, askush nuk është gjobitur, për pasojë ata që hedhin dhe prodhojnë inerte vazhdojnë ndotjen mjedisore pa u shqetësuar dhe ndëshkuar nga askush.

Top Channel