Në Shqipëri rastet kur vetë prindërit rrezikojnë jetët e fëmijëve të tyre janë të rralla, sigurisht edhe ato raste pa qenë të ndërgjegjshëm ndoshta.

Por edhe ato pak raste duhet të shërbejnë për të sensibilizuar qytetarët, që ti mbajnë sa më të sigurtë fëmijët brenda në mjet.

Një rast i paprecedentë është shënuar edhe sot në rrugët e kryeqytetit. Në afërsi të mbikalimit te Pallati me Shigjeta, rrugës së Kombinatit një qytetar shihet që ka nxjerrë fëmijën në pjesën e sipërme të makinës.

Nuk dihet se sa metra apo kilometra rrugë ka bërë qytetari me fëmijën jashtë makine, por veprimi mbetet tejet i rrezikshëm për jetën e fëmijës.

Top Channel