Elbasan/ Makina përplas të moshuarin dhe një 6-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tyre

03/12/2021 15:25

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan. Policia njofton se një makinë ka përplasur dy persona një 60 dhe një 6-vjeçar.

Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.12.2021, rreth orës 14: 30., në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka goditur këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikuar për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel