“Do dyfishojmë hapësirën e Kalasë”/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi dritat e festave te Kalaja e Tiranës

03/12/2021 00:38

Kalaja, qendra historike e qytetit të Tiranës, do të dyfishohet vitin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa mori pjesë në ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri në zonën e Kalasë.

“Lajmi i mirë është që vitin tjetër Kalaja do të dyfishohet nga kjo hapësirë që është këtu, në hapësirën tjetër që kemi pas dhe do të kemi qendrën e Tiranës së vjetër që nuk e kemi pasur kurrë më përpara.

Dyfishimi i kësaj hapësire dhe zgjerimi i gjithë Tiranës si hapësirë për njerëzit, fëmijët, familjet e jo për makinat, është vendimi më i duhur për qytetin tonë, vendimi më i mirë,” u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se viti i ardhshëm do të jetë i gjithi një festë për Kryeqytetin Europian të Rinisë, Tiranën.

Top Channel