Arrestohen inspektorët e IKMT/ Elbasan, lejuan zaptimin e tokës për ndërtim pa leje në llixha

03/12/2021 15:32

Është dashur që të ngrihej 5 kate mbi tokë që ky objekt pa leje është një ndërtim pa leje. Në saj të operacionit “Llixha” mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar dy inspektorë të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Elbasanit dhe 6 persona të tjerë.

Është dashur që të ngrihej 5 kate mbi tokë që ky objekt pa leje është një ndërtim pa leje. Në saj të operacionit “Llixha” mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar dy inspektorë të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Elbasanit drhe 6 persona të tjerë.

Në kuadër të operacionit të koduar Llixha, policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy inspektorët të akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas policisë, me veprimet apo mosveporimet e tyre ata kanë lejuar këtë ndërtim pa leje në zonën e Treganit në Elbasan.

6 persona të tjerë janë akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe ndërkohë kanë përfudnaur në prangat e policisë ndërdsa është shpallur në kërkim pronari i këtij objekti.

Ky objekt është 5 mijë metra katrorë, 5 kate mbi tokë dhe është identifikuar vetëm një ditë më parë si ndërtim pa leje. Ky është operacioni i dytë i koduar Llixha. Vetëm disa ditë më parë dy inspektorë të mbrojtjes së territorit përfunduan në prangat e policisë me të njëjtën akuzë, gjithashtu dhe perso0ni që ndërtonte pa leje.

Zona e Llixhave të Elbasanit është një nga zonat më të frekuentuara përsa i përket turizmit kurativ dhe nëse i hidhni një sy këtyre pamjeve, kjo zonë është shndërruar tashmë në një katrahurë urbane. Për vite me radhë është ndërtuar pa leje ndërsa sot këtu bëhet fjalë për një kaos urbanistik.

Top Channel