“Alo policia, më vodhën 2 mln lekë”/ Arrestohet 32-vjeçari që bëri denoncim të rremë, procedohet penalisht edhe babai i tij

03/12/2021 12:09
Foto Ilustruese

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili kishte bërë denoncim të rremë, duke pretenduar se i kishin vjedhur 2 milionë lekë.  

Njoftimi është bërë në datën 27.11.2021, nga shtetasi S. M., ku pretendonte se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë.

“Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA