Banorët kanë mësuar këtë mbasdite provën e re javore.

“Vëllai i Madh” do të sfidojë vigjilencën dhe shpejtësinë e tyre.

Një gong do të bjerë në shtëpi me epiqendër zona të ndryshme të saj.

Në monitor do të jepet emri i njërit prej banorëve i cili do duhet të gjejë burimin e këtij gongu dhe duhet ta fikë sinjalin për 10 sekonda.

Banorët do të duhet të jenë të shkathët për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse ata do të arrijnë të realizojnë me sukses këtë provë.

Nga e gjithë kjo sfidë kujtojmë se varet buxheti i tyre.

Top Channel