“Nuk ka parlament në Europë ku nuk mbahet maska”/ Balla kërkon gjobitjen e ministrave dhe deputetëve

02/12/2021 12:56

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që në sallën e Kuvendit të mbahet maska nga ministra dhe deputetë, duke u bërë kështu edhe një shembull për qytetarët.

Teksa theksoi se nuk ka parlament në Europë ku deputetët nuk mbajnë maska. Ai i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që të marrë masa dhe nëse deputetët e ministrat vazhdojnë të mos i mbajnë ato, të gjobiten nga autoritete.

“Nuk gjen sot një parlament në Europë ku deputet të jenë pa maska. Kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve për kushtin e pjesëmarrjes në Kuvend të deputetëve të vaksinuar, ka ndodhur.  Është një kolege deputete që për arsye shëndetësore nuk e ka bërë vaksinimin, pra mjekët kanë sugjeruar që ka një efekt dytësor që nuk e lejon dhe ndërkohë kemi edhe 5-6 deputetë të opozitës që nuk e kanë bërë akoma.

Ne duhet të jemi shembulli. Ne të gjithë në këtë sallë duhet të mbajmë maskë. Në rast të kundërt Ministrja e Shëndetësisë të sjellë shërbimin përkatës të ngarkuar me ligj për adresimin e kësaj çështje, të gjobiten nga të parët ministrat, deputetët e të tjerët me radhë”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA