Mutacioni Omicron/ Shkencëtarët rendisin tre skenarët e mundshëm të prejardhjes së këtij varianti

02/12/2021 13:38

Ndërsa varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe rastet e para janë zbuluar në vendet fqinje me Shqipërinë, si Italia dhe Greqia, shkencëtarët në mbarë botën po pyesin se nga erdhi ky mutacion.

Tre janë skenarët më të përfolur deri më tani në lidhje me variantin e ri, sipas “Science” janë:

* Të ketë qarkulluar prej kohësh (ndoshta nga viti 2020) mes një popullate njerëzish me pak mbikëqyrje epidemiologjike, të transmetuara ngadalë nën “radarin” e shkencëtarëve, ndaj kaloi pa u vënë re.

* Të “gatuar” në heshtje në trupin e një pacienti të sëmurë kronik me imunitet të komprometuar, p.sh. me HIV/AIDS, ku kishte kohë për të grumbulluar mutacione.

* Fshihet në një kafshë nga ku së fundmi “u hodh” papritur te njerëzit.

Komuniteti shkencor është i bindur se Omicron nuk ka ardhur nga asnjë prej varianteve të mëparshme, si Alpha dhe Delta. Përkundrazi, duket se ka evoluar paralelisht me ta. Ai është aq i ndryshëm nga gjenomet e varianteve të tjera, saqë është shumë e vështirë të gjesh një të ngjashëm me të, sipas virologes Emma Hodcroft nga Universiteti Zviceran i Bernës.

Me fjalë të tjera, për mbi një vit ai mund të jetë “fshehur” diku. Virologu kryesor gjerman, Christian Drosten i Spitalit Universitar Charite në Berlin e konsideron skenarin e parë më të mundshëm. Siç vlerëson ai,“Omicron nuk është zhvilluar në vendin e Afrikës së Jugut ku bëhen shumë analiza gjenetike të mostrave, por diku tjetër në Afrikën e Jugut gjatë valës epidemike të dimrit. Ka pasur shumë infeksione që kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe duhet vërtet shumë presion evolucionar që ky lloj virusi të rritet.”

Shkencëtarë të tjerë, si Dr. Andreë Rambo i Universitetit të Edinburgut në Skoci, nuk besojnë se është e mundur që Omicron të qëndrojë i fshehur nga një grup njerëzish për kaq gjatë. Siç thotë ai: “Nuk jam i sigurt se ka vërtet një vend në botë të izoluar mjaftueshëm që një virus i tillë të transmetohet për kaq gjatë pa u vënë re në vende të ndryshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA