Mbasditja e sotme kthehet në një ditë të shënuar për Donaldin dhe Beatrix.

Ata kanë shkëmbyer më në fund puthjen romantike të shumëpritur.

Dyshja ka shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe spektakli i së martës do të sqaronte përfundimisht gjithë raportet dhe spekullimet mes tyre.

Donaldi deklaroi se në këtë eksperiencë do të bëjë çfarë të ndjejë dhe se Beatrix është ajo që ai do.

Në një dasmë të improvizuar si detyrë nga ”Vëllai i Madh” Donaldi nuk ka duruar dot më gjatë dhe e ka puthur ”nusen” e tij.

Puthjet pasionante mes tyre vazhduan për disa minuta teksa të dy nuk i fshehën emocionet dhe sikletin ndaj njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel