“683 mijë përfitues”, Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët, 3.5 miliardë lekë

02/12/2021 19:32

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjete sociale bën me dije se se 3,5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024.

Nga ky bonus që qeveria ka vendosur të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë.

Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.

“3,5 miliardë lekë. Bonuesi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024, nga ku përfitojnë 638 mijë pensionistë”, shkruan Rama.

Top Channel