Zhduket 54-vjeçari në Maliq, i vëllai bën kallëzim në polici: Nuk e di ku ndodhet!

01/12/2021 12:42

Një 54-vjeçar, banues në fshatin Drithas të Maliqit është shpallur në kërkim nga policia.

Policia po punon për gjetjen e shtetasit A.M., pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi vendndodhjen e vëllait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel