Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 1 dhjetor se në Kosovë janë shënuar tetë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe asnjë i vdekur

Rastet e reja dolën pas testimit të 1398 mostrave.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 314.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2142 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1.617.512 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 762.675 ndërkaq me një dozë, 854.837 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA